RCCOLA

Zëvendëskryeministri e jep një datë për përmbylljen e bisedimeve me serbët

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se koha e fundit për përmbylljen e dialogut me Serbinë duhet të jetë ky vit ose viti i ardhshëm.

“2019-2020 mund të jetë për neve mundësi e fundit historike nëse duam ta mbyllim më 2019-2020, dhe jo më 2030, shtetndërtimin e Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka të bëjë shumë me atë se sa mund t’i bie Serbisë mirë. Dialogu ka të bëjë me atë se a duam ta mbyllim shtetndërtimin e Kosovës duke e ngritur flamurin e Kosovës në OKB apo duam që të presim edhe 10 vjetët e ardhshme”.

“Në pikëpamjen time arritjet shumë të vonuar të një populli nuk janë edhe arritje. Nëse arrin ti të anëtarësohesh në OKB në vitin 2030 nuk e di se cila do të jetë më Organizata e Kombeve të Bashkuara, cili do të jetë rendi ndërkombëtar ose mundësitë e mëdha”.

Eco Higjiena

Ai është shprehur optimist se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet me një marrëveshje finale në fund të këtij viti ose në pranverën e vitit 2020.

“Në bazë të takimeve që kam pasë 2-3 javët e fundit, pa dhënë shumë detaje, deri në fund të vitit 2019 ose në mars të vitit 2020 pritet që të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje që është njohja e ndërsjellë”.

“Është agjendë edhe europiane edhe amerikane e cila do të shpaloset”.