Uji Dea

Zëvëndësja e Kurtit: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se zgjedhje duhet të ketë dhe se për këtë çështje kryeministri Albin Kurti ka folur me partitë opozitare dhe përfaqësues të tjerë të partive politike në vend.

“Duhet me pasë. Do të kemi sigurisht zgjidhje. Kryeministri është në diskutim me opozitën, PDK-në, dhe neve që jemi në koalicion, komunitetin pakicë. Kemi folur për bashkëpunim, kemi folur për mundësinë e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.Ne jemi qeveri stabile, por natyrisht zgjedhjet mund të jenë të pritshme”, ka shtuar tutje zëvendëskryeministrja Rexhepi.

UBT

Ajo ka thënë se Qeveria s’dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin në pranverën e vitit që po vjen, megjithatë thotë se nëse do të ketë një dakordim mes partive, ka pëlqyeshmëri për zgjedhje para dimrit.

“S’mund të them datë për shpërndarjen e parlamentit. Natyrisht, pas shpërndarjes, presidentja e ka për detyrë që brenda 45 ditëve ta caktojë datën e zgjedhjeve. Ne nuk duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Do të ishte mirë që ato të ndodhin në pranverë. Por nëse ka një konsensus të të gjitha partive politike, për t’iu hapur datë zgjedhjeve. Por nëse ka konsensus mes partive, atëherë mund të caktohet data për shpërndarje të kuvendit. Ka afinitet, që zgjedhjet të mbahen para dimrit”, ka thënë ajo në T7.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.