Hidromorava

Zëvendës Reisi Saqipi, përgëzon votimin e deputetit Hasani për përbërjen e re të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Reisi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ka përgëzuar qëndrimin pragmatik të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë me rastin e votimit për përbërjen e re të qeverisë.

Votimi “pro” Qeverisë së re serbe, të deputetit popullor Fatmir Hasani, i dha fund bojkotit disavjeçar të ish disa partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës, të cilat mbanin pushtete lokale dhe institucione qendrore, a në anën tjetër në emër të patriotizmit verbal përjashtonin votimin e Qeverisë së Serbisë.

KKVITI

Pavarësisht zërave të disa politikanëve shqiptarëve në Luginë të Preshevës, kundër votimit të deputetit Hasani, në Parlamentin e Serbisë, faktet do të flasin se qëndrimi i tij parimor do të kurorëzohet me ndryshime pozitive në ngritjen dhe avancimin politik të shqiptarëve si komunitet në Serbi. Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

BIPBM, përgëzon guximin politik dhe koalicionit të subjekteve politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare, për rrugën e drejtë në proceset integruese të shqiptarëve në organet qendrore, të cilën rrugë më herët janë duke e ndjekur boshnjakët e Rasim Ljiqit, zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, thuhet në urimin e nënshkruar nga Zëvendës Rejisi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, transmeton jehona islame.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.