“Zero”pozitivi i LDK-sё?
Përgjigje e Riad Rashitit ndaj shkrimit të degës së LDK-së me titull, ”Nuk do të humbim kohë me matrapazët politik”.
Secili prej nesh duhet tё jap prej vetes kontribut pёr tё pёrmirёsuar gjendjen shoqёrore, politike dhe ekonomike. Ne, qё qeverisim me institucione, jemi tё detyruar tё merremi ndoshta edhe gjatё me njё grup politik si LDK-ja, ajo ka nevojё dhe duhet tё shёrohet nga e kaluara e saj.
Edhe pse duke qenё pёr disa vite nё opozitё, ajo ka pasur kohё tё ndryshojё qasjen ndaj politikёs dhe ta kuptoj realitetin aktual dhe zhvillimet e hovshme tё cilat janё duke u bёrё me shtetndёrtimin e Kosovёs pёrmes krijimit tё institucioneve dhe mekanizmave pёr implementimin e politikave integrues.
Por niveli dhe mentaliteti politik i LDK-sё vazhdon tё mbetet i shekullit tё kaluar, kur institucionet e shtetit i konsideronte tё huaja dhe angazhimi e aktiviteti i saj politik ishte i pёrqёndruar nё mosrespektimin e ligjeve dhe mos njohjen e institucioneve tё shtetit.
Po tё bёhet njё analizё fare e shkurt se çfarё sot LDK-ja i jep politikёs nё Kosovё, e nё veçanti komunёs tonё, atëherë unё mendoj sё ёshtё “zero”. Ndёrsa, sa ajo ёshtё duke kontribuar nё pengimin dhe frenimin e punёs sё institucioneve komunale atëherë unё mendoj dhe e vlerёsoj pozitive, pra njё vlerёsim “zero” pozitiv.
Andaj njё parti “serioze” si LDK-ja vёrtet se nuk ka kohё tё humb me ne, pёr kёtë unё pajtohem plotёsisht. Sepse ajo duhet tё merret me vetveten e saj, duke filluar nga vet-edukimi dhe kultura politike, me pёrmirёsimin e komunikimit me opinionin dhe me rivalёt politik, pёrmirёsimin e shkrim-leximit pёr disa nga “kuadrot” profesional qё i ka dega e LDK-sё. Dhe tek pastaj tё fillojё e tё mendojё me kapacitetet e saj, se çfarё mund t’i ofrojё Gjilanit nё fushёn politike-ekonomike.
Po tё lexoje me vёmendje reagimin e degёs sё LDK-sё ndaj shkrimit tim, se çfarё pёrmbajtje ka apo çfarё pёrgjigje ka dhёnё, çfarё niveli drejtshkrimor, çfarё formulimi ka, çfarё saktёsie ka, atëherë mund tё sheh secili se çfarё niveli i kёtij grupi politik ёshtё.
Por a thua pse LDK nuk dha pёrgjigje pёr lёshimin e seancёs sё parё tё Kuvendit? Pse nuk dha pёrgjigje pёr kushtёzimin e saj pёr themelimin e Kёshillave tё Lagjeve e Fshatrave duke kёrkuar anashkalimin e Ligjit dhe rregullores sё KK-sё. Çfarё vёrtet i shtyri Kёshilltarёt e LDK-sё qё tё mos votojnё shfuqizimin e vendimit pёr detyrimin e kryerjes sё obligimeve tё qytetarёve ndaj dy kompanive publike “Eco-Higjiena” dhe “Hidromorava”, nga kush u ndikua shefi i grupit tё LDK-sё pёr njё gjё tё tillё, çfarё interesa ka tё lidhura ai nё njёrёn nga kompanitё publike?
Pra, duke mos pasur pёrgjigje nё kёto çështje, LDK e kalon debatin nё personale me mua, por me lehtёsi pёrballem me tё gjitha qё ju i shpifni dhe gёnjeni nё opinion dhe qё kёto gёnjeshtra i dёrgoni me shkrim, me llogon e partisё suaj pёr dy herё radhazi nё Agjensionin Kundёr Korrupsionit.
Por nё vendimin e fundit tё AKK thuhet shumё qartё, se nё bazё tё dyshimeve tё informatorit (qё ishit pra ju LDK-ja, si dikur nё ish-sistemin e kaluar serb) nuk ka dёshmi se zyrtari Riad Rashiti ka kryer ndonjё rast tё mundshёm tё konfliktit tё interesit. Ku ju nё reagim deklaroni se unё po e gёnjeja AKK-nё, ndёrsa ju keni dёrguar njё gёnjeshtёr tjetёr tё radhёs tё cilёn e keni fabrikuar ju.
Ndёrsa sa i pёrket vlerёsimit nga ana e LDK-sё lidhur me pikёn e rendit tё punёs nё seancёn e Kuvendit Komunal dhe pёr tё cilёn prap keni deklaruar tё pavёrteta, ne do tё pёrballemi nё seancёn e radhёs (nёse nuk e lёshoni ju prapë seancёn dhe keni durimin pёr ballafaqim tё argumenteve) pёr tё diskutuar pёr çështjen e kompensimit tё dёmeve te projekti i lumit Mirusha.
Nga keqpërdorimet e mёdha tё cilat ju i keni bёrё me kompensimet e dёmeve tё tёrmetit, siç duket po ju mbetet merak qё tё jeni ju pjesё e ndonjё komisioni pёr mos rastёsisht po ju del ndonjё lek. Por ka ikur koha, nuk do ta keni mё rastin tё keqpërdorni mjete financiare tё buxhetit tё Komunёs.
Pёr tё pavёrtetёn tuaj lidhur me obligimet e Komunёs se janё mbi 3.5 milion euro, ne kemi informuar Kuvendin Komunal se ёshtё njё vlerё shumё mё e vogёl reale e obligimeve, e qё kjo ёshtё normale pёr njё Komunё tё madhe dhe e cila mundohet tё bёjё punё tё rёndёsishme.
Ju e dini se vetёm Spitali Regjional i Gjilanit ka borgje tё krijuara nga ish-drejtori (kuadri i juaj i LDK-sё) nё vlerё mbi 600 mijё euro, e pastaj bёne krahasimin me komunёn nёse mund dhe dini ta bёni.
Nё fund e vlerёsoj lart angazhimin tuaj pёr tё mё bёrё marketing politik mua dhe pёr kujdesin e vëmendjen tuaj rreth procesit zgjedhor nё degёn e PDK-sё, kjo tregon sё paku njё simpati ndaj njё subjekti tjetёr politik…


