UBT

Zero njohje të shtetit të Kosovës gjatë vitit 2022

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë u sigurua njohja nga Izraeli, vazhdon të mbetet 117 numri i shteteve që pranojnë Kosovën shtet. Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë folur për mungesën e njohjeve. E, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë vlerësojnë se për njohje të reja duhet më shumë punë dhe një strategji e mirëfilltë.

Zero njohje të reja të pavarësisë së Kosovës është rezultati i punës që mund të ketë bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera shtetërore, gjatë vitit 2022. Radio Kosova ka pyetur MPJ-në se cilat janë arsyet e mungesë së njohjeve dhe nëse kanë ndonjë strategji për sigurimin e njohjeve të reja, gjatë vitit 2023. Përkundër insistimit dhe pritjes më shumë se një javore, përgjigjet nga kjo ministri kanë munguar.

Duke komentuar faktin e mungesës së njohjeve të reja, profesori i diplomacisë dhe negocimit ndërkombëtar, Valon Murtezaj, thotë se institucionet duhet të punojnë më shumë e të kenë strategji të mirëfillta.

“Nuk kemi vërejtur që diplomacia aktuale e Kosovës ka pasur ndonjë strategji të qartë për të rritur numrin e njohjeve. Për Kosovën është shumë e rëndësishme njohja nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, thotë Murtezaj për Radio Kosovën. “Për këtë duhet një strategji e veçantë dhe një komunikimi i përditshëm dhe i mençur me të gjitha këto shtete dhe vende të tjera, që te këto mund të kenë ndikim që të njëjtat ta njohin pavarësinë e shteti tonë”, thotë Murtezaj.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, po ashtu thotë se sigurimi i njohjeve është mjaft sfidues. Një përqindje e mos-suksesit në procesin e njohjeve i përket qeverisë, thotë tuje ai, tek sa jep arsyet kryesore të mungesës së njohjeve.

Uji Dea

“Në shërbimin e jashtëm kemi mungesë të kapaciteteve dhe mungesë të veprimeve, e si rezultat kemi këtë ngecje. Edhe pse unë dua të besoj se problematika më e madhe sa i përket njohjeve, ndërlidhet me çështjen e mungesës së progresit në dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Hoti për Radio Kosovën.

Kjo ka bërë që shtet të caktuara të çimentojnë pozicionet e tyre dhe të presin epilogun e bisedimeve, në mënyrë që më pastaj të marrin vendimet përkatëse”, thotë ai.

Profesorët Hoti e Murtezaj vlerësojnë se çështja e njohjeve duhet të jetë prioriteti numër një i MPJD-së.

Izraeli është shteti i fundit që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet ishte siguruar nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe ish presidenti i ShBA-së Donald Trampi, në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020, në prani edhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tri shtetet e tjera që para Izraelit kishin pranuar mëvetësinë e Kosovës janë: Madagaskari, Barbadosi dhe Bangladeshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.