Fundamenti

“Zëri i Luginës” prezantoi vallen e karadakut në festivalin e Bullgarisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shoqëria Kulturoro Artistike “Zëri i Luginës” në Bujanoc tubon rreth vetes vallëtarë të ri me përvojë dhe merrë pjesë nëpër festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Herën e fundit ishte pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Bulgarska Roza” në qytezën turistike bregdetare Primorsko të Bullgarisë.

SH.K.A “Zëri i Luginës” gjatë këtij festivali prezantoi valle të ndryshme të kluturës shqiptare duke përfshi edhe Vallen e Karadakut.

Burhan Limani, koreograf pranë kësa shoqërie kulturoro-artistike për Titulli.com është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen nëpër festivale të këtilla ndërkombëtare.

Eco Higjiena

“Është një ndjenjë e veçantë kur prezantojmë vallet tona popullore krahas kulturave tjera dhe fatmirësisht janë të mirëpritura gjithmonë. Unë falënderojë edhe grupin e valltarëve të cilët çdo ditë e më shumë po avancohen në vallëzim”, tha Limani.

Ai theksoi se gjatë muajit tetor do të marin pjesë me grupën e valltarëve dhe orkestrës në festivalin kombëtarë në Gjirokastër të Shqipërisë krahas shoqërive të ndryshme nga trevat shqiptare.

Në maujin shtator të vitit të kaluar SH.K.A “Zëri i Luginës” ishte pjesëmarrës edhe në festivalin mbarkombëtarë në Paralia të Greqisë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.