FIDANISHTJA

Zërat shqiptarë nëpër Botë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kanë lënë pa frymë para televizorëve miliona italianë dhe gjermanë. Elhaida Dani, Marsela Cibukaj, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri dhe Violeta Kokollari janë zërat shqiptarë që kanë marrë pjesë në “talent-show”-n më spektakolar “The Voice” jashtë Shqipërisë.

E kemi ende të freskët fitoren në vendin fqinj nga këngëtarja Elhaida Dani. Ajo ka bindur italianët që di të këndojë çdo gjë, pikërisht ashtu siç ka thënë trajneri i saj Riccardo Cocciante, i cili e mbështeti që në fillim vajzën me zë të mahnitshëm nga Shqipëria, transmeton TCH.

Me 71% të votave, Elhaida ka triumfuar mbi konkurrentët italianë që pas entuziazmit të fillimit nisën polemikat sepse duhet të ishte një shqiptare në krye të këtij “talent-show”. Por, zëri i padiskutueshëm i 20-vjeçares ka thyer çdo paragjykim. Ajo ka arritur të ngrejë në këmbë publikun italian që e votoi duke i dhënë trofeun e skenës më të lakmuar të të rinjve.

GRANDEMALL

Marsela Çibukaj, një nga finalistet e “The Voice of Albania” në edicionin e parë, ka shkëlqyer gjithashtu ne “The Voice of Italia”. Këngëtarja shqiptare, edhe pse nuk pati rrugëtim të gjatë, është cilësuar nga gjyqtarët si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni.

Zërat shqiptarë kanë provuar të ngjiten dhe në skena të tjera të “The Voice”. Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri dhe Violeta Kokollari janë tre vajzat shqiptare që kanë konkuruar në “The Voice of Germany”. Duke tërhequr vëmëndjen e trajnerëve dhe fituar zemrën e pulikut, vajzat kanë treguar se talenti i shqiptarëve nuk mungon, veçanërisht kur bëhet fjalë për zërin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.