Fundamenti

“Zërat” për koalicionin në zgjedhjet parlamentare, APN-PVD, Pajaziti: Nuk është e vërtetë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në opinion është folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes PVD-së dhe APN-së për zgjedhjet parlamentare në Serbi shkruan Titulli.com. Dje në një deklaratë kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë duke e quajtur madje “spekulime”.

Pajaziti thekson se këto të “pa vërteta” vijnë nga ata që ja kanë frikën APN-së, por ai nuk mohon se do të ketë iniciativa për të formuar një listë të përbashkët të partive politike shqiptare, shkruan Titulli.com.

“E vetmja gjë e vërtetë është do të ketë zgjedhje. Të tjerat janë spekulime, të cilat vijnë nga ata që ja kanë frikën APN-së. Do të ketë iniciativa për të formuar një listë unike, për zgjedhjet parlamentare. Për neve lista unike nënkupton përfshirjen e të gjitha subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, dhe kjo nismë do të përkrahet nga ne. Nisma të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe për inate dhe teke personale nuk është gjetur gjuhë e përbashkët” , tha Pajaziti.

Eco Higjiena

Ai shton se nëse edhe këtë herë partitë shqiptare të Luginës së Preshevës nuk do të gjejnë një gjuhë të përbashkët atëher duhet të kemi një përgjegjës.

“Nëse nuk arrihet ky unifikim edhe këtë herë dikush duhet të jetë përgjegjës. Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, pavarësisht ndasive që kemi, prapë më shumë kemi gjëra që bashkojnë se sa që na ndajnë” – deklaroi për Titulli.com kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/%20Pajaziti.JPG): failed to open stream: No such file or directory

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.