Fundamenti

Zeqirja Rexhepi tregon anën humane, i dhuron konsullatës në Kanada dy piktura

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zeqirja Rexhepi, artist nga Gjilani që jeton dhe vepron në Halifax të Kanadasë të martën i ka dhuruar konsullatës shqiptare dy piktura të mrekullueshme të heronjve tanë kombëtar, njëra vepër e tij, tjetra e djalit të tij Arbërit.

Zeqirja Rexhepi me të drejtë mund të quhet një maestro në afirmimin e Kosovës në arenën diplomatike. Punën e tij të mrekullueshme, dhe kolosale e shfrytëzojë jo vetëm për vetën, por edhe për ta nderuar popullin e Kosovës dhe vet shtetin e saj.

Zeqirja Rexhepi piktor profesionist, ligjërues universitar, dizajner, skenarist filmash, ka bërë një emër të njohur në tërë Kanadanë e më gjerë.

UBT

Edhe në këtë rast Zeqirja Rexhepi ka treguar shpirtin e tij të madh prej artisti duke ofruar pasurinë e tij artistike në shërbim të konsullatës kosovare në Kanada. “Këtë gjest e bëra me zemër dhe me shumë dashuri sepse në konsullatë vijnë dhe frekuentojnë shumë figura e personalitete të shquara, andaj dëshira ime ishte e madhe që aty të kemi figura të njohura kombëtare siç është Skënderbeu” u shpreh Zeqirja Rexhepi.

Rexhepi është i bindur se arti dhe në veçanti krijimtaria e vlefshme e artistëve dhe krijuesve kosovarë mund të ndihmojë shumë diplomacinë kosovare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.