Eko Higjiena

Zeqirja Rexhepi: Faleminderit Gjilan, mirënjohës krijuesve profesionist për vlerësimin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Zeqirja Rexhepit në kuadër të Manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2020”, iu nda çmimi blerës i Galerisë. Zeqirja Rexhepi për rajonipress tha se ndihet shumë i lumtur që këtë çmim e ka pranuar nga krijuesit gjilanas dhe nga bashkëvendësit e tij. Faleminderit nga zemra për këtë nder e respekt që ma kanë bërë u shpreh piktori Rexhepi.

Ka fituar çmime edhe me karakter ndërkombëtar dhe ka marrë pjesë në ekspozita me njerëz të famshëm e me autoritet, por një çmim i fituar nga vendlindja dhe nga Gjilani e ka bërë të ndihet krenar dhe të lumtur piktorin me famë ndërkombëtare Zeqirja Rexhepin.

Çmimi blerës i Flakës, të cilën e ndanë Shoqata e Arteve Pamore, njëzëri vendosi që çmimi blerës i Galerisë, t’i jepet artistit të zellshëm që jeton në Kanada, Zeqirija Rexhepi.

Piktori tashmë me famë ndërkombëtare Zeqirja Rexhepi nga Përlepnica e Gjilanit tha se po ndihet shumë krenar për këtë çmim. “Vërtet ndihem i gëzuar, u gëzova sepse ky çmim mu nda nga Gjilani, nga vendlindja dhe vendasit e mi. Kjo flet shumë sepse krijuesit e zellshëm kanë ditur të vlerësojnë punën time profesionale. Unë gjithçka që kam arritur në këtë jetë e kam bërë me punë, me ndërgjegje e përkushtim” u shpreh Zeqirja Rexhepi.

Zeqirja Rexhepi shprehet falënderues për jurinë, për ata krijues të sinqertë që ende përpiqen të japin nga vetja. “Unë jam pjesë e shumë zhvillimeve në jetën kulturore të Gjilanit, dhe bashkë me bashkëshorten time Bedrije Rexhepin hapat e parë i kemi nisur pikërisht në ato zyret e teatrit të qytetit dhe në sallën e teatrit. Kisha emocione të shumtë kur mu dha lajmi se jam fitues. Nuk është me rëndësi çmimi blerës sepse unë e kam të rregulluar jetën time këtu në Kanada, por ishte e rëndësishme të vlerësohesh nga profesionistët edhe kur nuk jeton e vepron fare në Kosovë” shprehet Rexhepi.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Zeqirja Rexhepi me të drejtë mund të quhet një maestro në afirmimin e Kosovës në arenën diplomatike. Punën e tij të mrekullueshme, dhe kolosale e shfrytëzojë jo vetëm për vetën, por edhe për ta nderuar popullin e Kosovës dhe vet shtetin e saj.

Zeqirja Rexhepi piktor profesionist, ligjërues universitar, dizajner, skenarist filmash, ka bërë një emër të njohur në tërë Kanadanë e më gjerë.

Pakkush mund ta marrë me mend se Zeqirja Rexhepi në qytetin ku jeton vazhdon të mbetet një hero i dashur dhe i adhuruar nga komuniteti i atjeshëm, miqtë e shumë artistë e krijues.

Veprat e tij që ndodhen në shumë mure e kënde më të frekuentuara të Kanadasë, siç janë ato nëpër aeroporte e aviacione ushtarake lënë gjurmët e mira të një shqiptari intelektual e punëtorë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.