FIDANISHTJA

Zeqir Fazliu, poet i ditëve tona

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kohës së fundi, ky poet gjilanas po lë gjurmë të thella në letrat tona. Vargjet e tij janë prezentuar në disa antologji të letërsisë.

I madh e i vogël, gjilanas e më larg, e njohin Zeqir Fazliun (1943), poet e profesor. Ai jeton me vargje. Vargjet e tij janë plot poetikë të krijuara me “mëlmesa” të jetës. E njohin Zeqën si poet i ditëve tona. Urtak, fjalë pak, por vizionar i largët. Është reagues e rebelues aty ku puqet vlera poetike, poezia. Është poet që ka shpirt të trazuar, i cili frymëzohet për aktualitetin e jetës, por edhe për dhimbjet e për dashuritë e njeriut në jetë.

Kohës së fundi, ky poet gjilanas po lë gjurmë të thella në letrat tona. Vargjet e tij janë prezentuar në disa antologji të letërsisë.

Poezinë e Zeqir Fazliut, poet gjilanas, e lexon në disa gazeta, si: “Kosova sot”, “Nacional”, “Metafora” e revista e gazeta tjera në shqip. Pse jo? Ai, në një rast, kur e kanë pyetur se si i vijnë frymëzimet për të shkruar vargje, i është përgjigjur: “Hartimin e vargjeve ia kam marrë dorën”! Lapsi i tij është i hollë dhe nuk ndalet… Dhe, ky “mjeshtër i dalluar i vargjeve poetik, para do dite botoi veprën e njëzet me radhë me titull: “Bulëzat e thanës”. Një vepër kulmore e veprimtarisë së tij poetike.

FIDANISHTJA

Zeqir Fazliu i gëzohet shëndetit. Ai thotë se, kur e ke shëndetin, të tjerat “sende” vijnë pas. Zeqa shkruan e s’ndalet. S’ndalet dhe, puna e tij në artin letrar kurorëzohet. Ai gjer më tani ka marrë disa çmime të ndryshme nëpër aktivitete letrare. Në vitin 2003 dhe 2018, ai ka është nderuar me 4 çmime për art letrar. Po ashtu, në vitin 2006, në Drenas, në “Sofrën Poetike”, ka marrë tri çmime, në Besianë (Podujevë) ka fituar katër çmime. Në manifestimin “Lulëkuqet e prillit”, në Kamenicë, ai ka marrë dy çmime në vitin 2012. Po ashtu, në vitin 2015, në “Vjeshtën letrare” në Komoran, është shpërblye me një çmim për poezi. Jo vetëm kaq.

Ai, si poet i dalluar i vargjeve, ka depërtuar në disa antologji me nam. Ditë më parë, ai është përfshirë edhe në Akademinë Europiane të Arteve me poezinë “Shtate ditë”, i cili është i treti me radhë pre krijues nga Kosova. Ky është shembulli më i mirë i vlerave letrare, ku përfaqësohet edhe në këtë eveniment të rrallë Evropian.

Edhe Migena Arllati, studiuese e letërsisë, lidhur me poezinë e Zeqir Fazliut, ajo ka shtuar se, autori (Z. F) është poet që di t’i këndojë kohërave e ngjarjeve, proceseve e ndodhive, emocioneve e dashurive”(f.7). Tek ky poet gjilanas, si më parë, por edhe tash vërejmë traditën tonë të pasur, së cilës i këndon bukur dhe qartë. Bie fjala, poeti i këndon Gërmizë, Rugovës, Ulqinit Shëngjinit, Valbonës, Karadakut, Ibrit, Lumbardhit e mikroborës që e freskon poezinë me drenushën, kanarinën, milingonat, sorkadhen, trumcakun, bilbilin pulëbardhën, dallëndyshen, të cilat simbolika e hijeshojnë atmosferën romantike dhe idilike të veprës së tij./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.