Uji Dea

Zenun Pajaziti: Nuk jam kandidat për Kryeministër, në asnjë variant

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mediat kanë spekuluar se PDK ka hedhur si ide krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me kryeminister Zenun Pajazitin. Por, në një proponcim për Gazeten Express, Pajaziti e mohon një gjë të tillë.

“Partia Demokratike e ka kandidatin e vet për kryeministër, që është Hashim Thaçi. Ai është më meritori i Partisë Demokratikë për këtë pozitë dhe ashtu do të mbetet”, ka thënë për Express, Pajaziti.

Ai e konsideron të gjatë rrugën për të ardhur deri te Qeveria Gjithëpërfshirëse, ndërsa thekson se nominimi i Hashim Thaçit për kryeministër qëndron dhe nuk do të ketë të nominuar tjetër.

ARKATANA

“Për të ardhur deri te ideja e qeverisë gjithëpërfshirëse duhet punë. Duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet kryesia e Kuvendit, e pastaj mund të flitet për një ide të tillë. Mirëpo, prapë po e përsëris, PDK’ja e ka mandatarin e saj për kryeministër dhe kjo qëndron. Nuk do të ketë nominim tjetër”.

Kur flet për zgjidhjen e krizës institucionale, Pajaziti thekson se zgjidhja nuk duhet të kërkohet nga PDK’ja. Ai i bën përgjegjëse partitë e koalicionit LDK-AAK-Nisma për bllokadën, dhe i këshillon ata që të tregohen më konstruktiv dhe t’i hapin rrugë ndërtimit të institucioneve.

“Mendoj që zgjidhja për krizën institucionale nuk duhet të kërkohet te PDK’ja. Janë partitë e koalicionit ato që duhet të tregohen më konstruktive dhe t’i hapin rrugë ndërtimit të institucioneve, pasi që janë ato të cilat duhet të jenë të vetëdijshme se duhet hapur rrugë për formimin e institucioneve”, ka thënë Pajaziti, për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.