Zenun Pajaziti në krye të PDK-së në Gjilan
Gjilan – Në takimin e kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan, me konsensus të plotë u zgjodh kryetari i degës Zenun Pajaziti.
Kryetari i porsazgjedhur, pasi u falënderua për besimin e dhenë, u zotua se këtë obligim dhe përgjegjësi do ta kurorëzojmë bashkërisht me suksese deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.
Në ketë takim u vendos që brenda këtyre ditëve të mbahet takimi i radhës i kryesisë, për të përcaktuar agjendën e Këshillit Drejtues të degës, me qellim të mobilizimit të strukturave tjera të degës së PDK-së në Gjilan thuhet në njoftimin e Kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/


