UBT

Zenun Pajaziti merr mbështetje edhe jashtë PDK-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zgjedhja e Zenun Pajazitit, për kryetar dege në PDK në Gjilan, po mirëpritet, jo vetëm nga strukturat dhe anëtarësia e këtij subjekti politik, por edhe nga shtresa të ndryshme të shoqërisë gjilanase, nga intelektual e personalitete të çmuara të komunës, pavarësisht përkatësisë politike-partiake.

Ndër vizitat e shumta që ka pas këto ditë në selinë e PDK-së në Gjilan, për t’i uruar dhe ofruar përkrahje kryetarit të posazgjedhur z.Zenun Pajaziti, sot kemi veçuar vizitën e Sokol Haziri, ish drejtor i drejtorisë komunale për Shërbime Publike (nga AAK), në Komunën e Gjilanit, i shoqëruar edhe nga z. Renan Imami- asambleist i Kuvendit Komunal, nga komuniteti turk, si dhe një grup intelektualesh të fushave të ndryshme.

Pas një pritje të ngrohët dhe falënderimi, kryetari z. Pajaziti, vlerësoi dhe çmoi lartë angazhimin dhe kontributin e secilit prej tyre, sidomos atë të z. Sokol Haziri, duke u ndal në konstruktivitetin e tij si shef i Grupit të këshilltarëve komunal të AAK-së, në kohën e qeverisjes nga PDK, po edhe si drejtor jashtëzakonisht i suksesshëm i një drejtorie të rëndësishme komunale, I larguar ditë më pare, padrejtësisht, nga udhëheqja komunale dhe koalicioni qeverisës LDK-AAK.

United Hospital

“Duke e njohur dhe besuar në potencialin e madh brenda PDK-së dhe potencialin që po i shtohet përditë PDK-së, siç jeni ju si personalitet i çmuar bashkë me të tjerët këtu, besoj fuqishëm në rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan. Do të punojmë bashkërisht për t’ia rikthyer vlerat qytetit tonë, po edhe ta ndihmojmë pozitën ta përfundojë diqysh këtë gjysmë mandati të mbetur, dhe ta lëshoj rrugën…”, ka thënë z. Pajaziti gjatë kësaj pritjeje.

Ndërkaq nga ana e tyre, z. Sokol Haziri, Renan Imami, e të tjerët, kanë shprehur admirimin e tyre për kryetarin e ri të degës së PDK-së, z. Pajaziti, dhe besimin që kanë në Partinë Demokratike të Kosovës, duke ofruar edhe mbështetjen e tyre, nga se, siç ka deklaruar z. Sokol Haziri, Gjilani ka nevojë për qeverisje për qytetarët, e jo për sundim dhe përfitim të individëve e klaneve në emër të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.