ARKATANA

Zenun Pajaziti: Do ta kthejmë PDK në pozitën e parë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Jam i bindur se bashkë do të punojmë mirë, sepse kemi marrë përgjegjësi shtesë të angazhimit tonë politik për ta kthyer PDK-në dhe Komunën e Gjilanit në pozitën e parë. PDK ka dhënë shembullin e saj të organizimit të mirë politik, por edhe të qeverisjes së mirë sa ishte në udhëheqje të Komunës së Gjilanit ka thënë Zenun Pajaziti në takimin me gratë e PDK-së.

Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Gjilan është pjesë e pandashme dhe aktive e organizimit politik të PDK-së, ishte përherë forcë e politikbërjes në shumë procese politike që udhëheqte PDK, kështu u tha në takimin që pati kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti me struktura të Gruas Demokratike (GDK), ku fuqishëm nga ato mori përkrahjen për angazhim të përbashkët politik, me energjinë, entuziazmin dhe forcën që ka PDK, që në të ardhmen këtë potencial ta shndërrojmë në fitore.

Eco Higjiena

Në këtë takim Pajaziti, u shpreh mirënjohës për angazhimin e shumë zonjave dhe zonjushave, duke u ndje krenar që në mesin tonë kemi zonja të cilat me dekada ishin në aktivitete politike ku dhanë kontributin e çmuar të tyre.

“Jam i bindur se bashkë do të punojmë mirë, sepse kemi marrë përgjegjësi shtesë të angazhimit tonë politik për ta kthyer PDK-në dhe Komunën e Gjilanit në pozitën e parë. PDK ka dhënë shembullin e saj të organizimit të mirë politik, por edhe të qeverisjes së mirë sa ishte në udhëheqje të Komunës së Gjilanit, prandaj edhe nga ky takim bëjë thirrje duke inkurajuar edhe zonja e zonjusha të tjera t’i bashkohen platformës së PDK-së për ecjen e përbashkët e shpresëdhënëse për Komunë tonë” ka thënë Pajaziti thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.