ARKATANA

Zënkë në mes të shqiptarëve, një i vrarë e dy të plagosur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në një zënkë që ka ndodhur në mes të një grupi shqiptarësh pas një ndeje (party) në një lokal argëtimi në periferi të Linzit, ka mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur.Krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë, njoftojnë mediet austriake si oe24.at, krone.at etj.

Personi i vrarë, siç bën të ditur policia, është një i ri 26 vjeçar ndërsa ende nuk bëhet e ditur prejardhja e tij, transmeton albinfo.ch mediet austriake.

Dy të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë transportuar në spital.

UBT

Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave.

Personi me plagë të rënda ende nuk është në gjendje të flasë ndërsa ai i plagosur më lehtë, një 33 vjeçar tashmë është marrë në pyetje.

Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.