Zeneli shkëlqen para përzgjedhësit, gol e asist në fitore
Talenti kosovar Arber Zeneli, ka vazhduar me paraqitjet fantastike në elitën e futbollit suedez. 20-vjeçari i cili aktivizohet tek gjiganti suedez Elfsborg, ka shkëlqyer në ndeshjen përballë AIK-ut e fituar me rezultat të ngushtë 3-2, transmeton Telegrafi.
Arbri ka qenë më meritori për këtë fitore pasi ka asistuar tek goli i dytë, ndërsa ka arritur të shënoj golin e fitores për verdh e zinjtë.
Telegrafi mëson se në këtë takim ka qenë në tribuna përzgjedhësi Albert Bunjaku duke e parë nga afër atë, dhe sipas të gjitha gjasave ai ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë ka shfaqur Zeneli.
Zeneli ka luajtur për Përfaqësuesen U19 të Suedisë, ndërsa ai si duket do të jetë prurja e re e Bunjakut te Kosova.
Në katër ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit suedeze Arbri ka shënuar tre gola. /Telegrafi/


