Zeneli shënon dy gola ndaj Mariborit
Sulmuesi i Kosovës, Zeneli e ka shfrytëzuar rikthimin pas lëndimit, ku ai sot shënoi dy super-gola në miqësoren ndaj Mariborit.
Zeneli edicionin e kaluar ka qenë pothuajse i lënduar, por dalëngadalë po rikthehet në formën e dikurshme, shkruan albinfo.ch.
Ai pritet të ndihmojë Kosovën në ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore në muajin tetor, duke shpresuar në kualifikim në Euro 2021.