Eko Higjiena

Zeneli pozon për pesë vjetorin e “BKR”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në pesë vjetorin e themelimit të shtëpisë së modës “BKR”, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova ka vendosur që të vijë me shumë befasi. Ajo përveç fustaneve mjaft të veçantë që prezantoi përkrah punës 5 vjeçare, kreacionet e saj ka vendosur t’i vesh hiq më pak se bukuroshja shqiptare Vildane Zeneli.

E magjishme si përherë modelja shqiptare, e cila angazhimin e saj e ka shtrirë në Amerikë, ka udhëtuar drejtë Prishtinës që të shfaq sa më mirë kreacionet e mahnitshme të Kllokoqit.

Eco Higjiena

Fustanet e punuara enkas për këtë përvjetor, kreatorja e njohur i ka sjell përmes një seti fotografik të realizuara nga fotografi, njëherësh bashkëshorti i Blerinës, Mendim Rugova.