GRANDEMALL

Zeneli po kthehet aty ku e nisi, u takua me drejtuesit e klubit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Arbër Zeneli mund të rikthehet në futbollin suedez.

Futbollisti kosovar u nda së fundmi me Adana Demirsporin pasi i kaloi veç gjashtë muaj në Turqi.

E tash, 28 vjeçari është vënë në kërkim të klubit të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi kosovar të rikthehet në Suedi, respektivisht në klubin IF Elfsborg, aty ku kishte luajtur para se të depërtonte në liga më të forta evropiane.

Menaxheri Stefan Andreasson thotë se dëshiron ta shohë Zenelin duke luajtur prapë në Elfsborg dhe zbulon se është takuar me futbollistin, por që fillimisht duhet të zgjidhen disa gjëra me klubin paraprak të lojtarit.

“Arbri ka qenë këtu. Jam takuar me të të hënën dhe ne do të donim ta shohim atë duke ardhur në shtëpi. Ai e di këtë. Por, janë disa gjëra që duhet të zgjidhen duke u bazuar në ato që ndodhën në Turqi”, theksoi Andreasson për mediumin suedez “GP”.

FIDANISHTJA

“Nuk ndodh çdo ditë që ta shkëputësh kontratën. Është një rast special. Nuk është aq e thjeshtë që sot ta prishësh kontratën dhe nesër të nënshkruash me një klub tjetër. Duhet të zgjidhen disa gjëra ligjore, të lojtarit dhe të klubit”, vazhdoi zyrtari i klubit suedez.

Zeneli i ishte bashkuar Elfsborgut në moshë të re duke u larguar më pas në drejtim të klubit holandez, Heerenveen në dimrin e vitit 2016.

Më pas, ai iu bashkua klubit francez Reims në vitin 2019 dhe Adana Demirsporit në verën e vitit 2023, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, mesfushori ofanziv mund të rikthehet në ligën suedeze Allsvenskan, ku mund të qëndrojë së paku deri në verë, kur edhe do të shpresojë që ta gjejë një angazhim të ri.

Që prej lëndimit të rëndë që e kishte pak vite më parë, Zeneli nuk ka mundur ta rikthente më kurrë formën e dikurshme, kur ishte ylli kryesor i “Dardanëve”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.