RCCOLA

Zeneli luan vetëm 5 minuta në dështimin e Stade de Reims!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Arbër Zeneli ka luajtur vetëm disa minuta në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, Stade de Reims me Toulouse.

Aktualisht, nuk po shkon gjithçka siç duhet për Arbër Zenelin në Francë te klubi i Stade de Reims, shkruan Gazeta Express.

Talenti i Kosovës, që u transferua në merkaton e janarit nga Heerenveen te Stade de Reims, ishte në stol për ndeshjen që Reims e barazoi në udhëtim me Touluse.

Uji Dea

Ai u inkuadrua vetëm në minutën e 85’, duke mos arritur që të bëjë diçka më shumë se shokët e skuadrës që ishin në fushë nga minuta e parë.

Sido që të jetë, ky është vetëm fillimi, me kalimin e ditëve, Zeneli shpreson të zë vend në formacionin titullar. /Gazeta Express/