Zeneli: Kosova është në gjakun tim dhe unë dua të jap gjithçka për vendin tim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arbër Zeneli është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm që ka Përfaqësuesja e Kosovës shkruan Zëri.info.

Futbollisti nga Mitrovica, i cili ishte heroi i Kosovës në Ligën e Kombeve, karrierën në nivel ndërkombëtar e nisi me Suedinë, por më pas kaloi te vendlindja e prindërve të tij.

Së fundmi, në një rrëfim për “BeSoccer”, Zeneli tregoi se pse e zgjodhi Përfaqësuesen kosovare.

UBT

“Kur unë e zgjodha Kosovën, e zgjodha me zemrën time, isha i lumtur ani pse nuk kisha lindur këtu. Kosova është në gjakun tim dhe unë dua të jap gjithçka për vendin tim”, pohoi Arbër Zeneli, shkruan Zëri.info.

Zeneli është 24-vjeçar. /Zëri.info