United Hospital

Zeneli inkuadrohet në pjesën e dytë dhe lë gjurmë në fitoren e Reims

/ 2 minuta lexim
United Hospital

​Zeneli ka asistuar në fitoren 2-0 të Stade de Reims ndaj Rennes. Reims ka marrë pikët e plota kundër Rennesit, në sfidën e vlefshme për xhiron e 25 në Ligue, duke triumfuar 2-0, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje la gjurmë edhe talenti i Kosovës, Arbër Zeneli.

23-vjecari, i cili në afatin kalimtar të janarit u transferua në Francë nga Heerenveen, u inkuadrua në lojë në minutën e 55’ në vend të Mathieu Cafaro.

Mobi Casa

Pas më shumë se 10 minutave në fushë, anësori i Kosovës tregoi talentin e tij duke asistuar për Remi Oudin, që realizoi për 2-0 në minutën e 68’.

Zeneli vrapoi disa metra dhe pavarësisht tentimeve nga kundërshtari për ta ndalë, ai nuk u rrëzua dhe arriti qëllimin duke ndihmuar skuadrën e Stade de Reims të gjejë golin e dytë, derisa golin e parë e realizoi Boulaye Dia në minutën e tretë.

Kjo është ndeshja e tretë që Zeneli po inkuadrohet në pjesën e dytë, por, duke parë formën që po tregon, shumë shpejt pritet të jetë titullar për klubin francez, që është edhe synimi i 23-vjeçarit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.