Zeneli, futbollisti më i kërkuar prej shqiptarëve
Viti 2018 ka qenë fantastik për Arbër Zenelin, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar shkëlqeu me ekipin e tij, Heerenveen, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
Prandaj, mesfushori me tipare sulmuese është bërë lojtari më i kërkuar shqiptar.
Sipas mediave të huaja, Heerenveeni është dorëzuar përfundimisht karshi ofertave dhe gjatë këtij muaji mund ta shesë futbollistin e lindur dhe rritur në Suedi.
Sipas “Voetbal International”, interesim për futbollistin më të mirë të Kosovës për vitin 2018 kanë shprehur klubet italiane dhe ato turke.
23 vjeçari ka paralajmëruar se mund të largohet gjatë dimrit nga Holanda nëse merr ndonjë ofertë të mirë, por që ndërkohë është i lumtur tek Heerenveeni.
Vlera e Zenelit është rritur mbi të gjitha pas paraqitjes së tij fenomenale për “Dardanët” në fitoren 4:0 ndaj Azerbajxhanit, ku kishte shënuar tregolësh. /Express


