Zeneli asiston në fitoren e Heerenveen
Ylli kosovar Arbër Zeneli është duke vazhduar me formën e lartë në elitën e futbollit holandez.
Ai në ndeshjen ndaj Excelsior, ku Heerenveen fitoi 2:1, ka kontribuar me një asist në golin e barazimit që e shënoi Sam Larsson në minutën e 48’të.
I njëjti lojtar shënoi në minutën e 79’të për t’i marrë tri pikë nga kjo ndeshje. /Express/


