Mobi Casa

Zenel Musa, arbitër autoritativ i futbollit në dy ligat kryesore të Zvicrës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Cilësitë e tij të rralla kanë bërë që Zenel Musa, të jetë i vetmi arbitër kryesor në Caellenge League të Zvicrës, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Në grupin e sportistëve dhe të gjyqtarëve të suksesshëm të Zvicrës , bën pjesë edhe Zenel Musa,nga Dobovjani i Strugës së Maqedonisë. Ai për arsye të shumta që në moshën trembëdhjetë vjeçare braktisë vendlindjen dhe vendoset në qytezën Effretikon të Zvicrës.

Krahas mësimit të detyrueshëm, fillon dhe futbollin i cili për te është i rëndësishëm dhe si diçka që kurrsesi s’mund të lihet pas dore.

Dëshirën e flaktë për të qenë futbollist aktiv e realizon me sukses duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e FC Effretikon, anëtar i Ligës rajonale të Cyrihut. Në këtë skuadër Zeneli, luan deri më 2004, ku edhe i kalon ditët më të mira të rinisë së tij.

Edhe pse në formë të shkëlqyer e me oferta të shumta për të kaluar në skuadra të ndryshme e në rang më të lartë garash Zenelit papritmas i lind ideja për t’u marrë me arbitrimin e ndeshjeve të futbollit.

Këtë iniciativë të tij e përkrah parezervë dhe i ati Skënder Musa, dikur futbollist i shquar e tani arbitër i suksesshëm në Kategorinë e Tretë Rajonale të kantonit të Cyrihut.

Zeneli i qetë e serioz me tërë qenien i qaset këtij profesioni. Ai fillimisht ndanë drejtësi me një korrektësi të paparë në nivelet e skuadrave juniorë, ku nga delegatët vëzhgues të këtyre ndeshjeve çdoherë vlerësohet më notën më të lartë.

Objektiviteti dhe paanshmëria në referim të ndeshjeve e shpien shumë shpejt edhe në të ashtuquajturën Ligë e Parë Klasike e Zvicrës. Në këtë Ligë Zeneli ndanë drejtësi dy vjet radhas me mjaft përgjegjësi, ku ekspertët e referimit e shpallin si arbitrin më të mirë të kësaj Lige.

Hidromorava

Duke parë përmbushjen me përpikëri të kësaj detyre Asociacioni i gjyqtarëve të Zvicrës i jep besimin që ai të drejtojë edhe ndeshjet e Challenge League të Zvicrës.

I frymëzuar nga këto suksese të njëpasnjëshme Zeneli, vigjilent e me forcë të duhur fizike edhe këtu përcjell çdo lëvizje të lojtarëve, pa bërë as edhe lëshimin më të vogël.

Në bashkëpunim me referët ndihmës mban nën kontroll rrjedhën e lojës gjatë nëntëdhjetë minutave. Ndaj ndërhyrjeve brutale dhe sjelljeve josportive është i pamëshirshëm, dhe i prerë, ato i ndëshkon me kohë dhe pa menduar gjatë.

Musa veçohet si arbitër i ekuilibruar dhe i saktë në vendimmarrje. Ai falë ndershmërisë së tij në referim është i dëshiruar, si nga trajnerët ashtu dhe nga tifozët. Këto cilësi të rralla dhe respektimi qoftë edhe i një sekonde të vetme kanë bërë që Zenel Musa, të jetë i vetmi arbitër kryesor në Caellenge League të Zvicrës, nga radhët e komunitetit shqiptar. Ai me mjaft sukses e profesionalizëm deri tani ka drejtuar mbi pesëdhjetë ndeshje të kësaj Lige.

Gjatë këtij sezoni Zenel Musa, ka qenë ndihmës arbitër edhe në elitën e futbollit zviceran.

Saktësisht ai këtë detyrë e ka kryer me arritje të larta në takimin Lugano- Vaduz 2:5 edhe në përballjen tjetër të Luganos me Zurich 0:0.

Nëse Musa ruan këto kritere së shpejti Shoqata e referëve profesionistë të Zvicrës, do ta avancojë në pozitën e arbitrit kryesor të Super Ligës zvicerane./arif ejupi/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.