Uji Dea

Zenel Lenjani – Karaqeva luftëtari që e bëri të njohur Anamoravën

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Zenel Lenjani nga Karaqeva e Epërme edhe pas shumë vitesh vazhdon të mbetet një emër i madh, i njohur gjithsesi dhe me shumë epitete duke u radhitur në radhën e intelektualëve e politikanëve më me ndikim të viteve 50-ta. Lenjani ishte edhe zëvendësministër i xehetarisë për Serbi, Kosovë dhe Vojvodinë.

Edhe pse ka lindur në vitin 1927 dhe ka vdekur në vitin 1986, Zenel Lenjani- Karaqeva mbetet padyshim një figurë e njohur e historisë më të re shqiptare. Lenjani për kohën kur ka punuar e vepruar me të drejtë mund të thuhet se i takon gjeneratës më atdhetare e më të përkushtuar për të pasur frymë shqiptare të lirë, të edukuar e të arsimuar.

I lindur në Karaqevë të Epërme më 6 qershor 1927, Zenel Lenjani do të vazhdojë jetën e tij atdhetare e kombëtare qoftë me fjalë e me pushkë, qoftë si intelektual e veprimtarë me përmasa të mëdha kombëtare.

Lenjani ishte mbrojtës edhe i të drejtave të bashkëfshatarëve të tij të cilët maltretoheshin nga koha e Rankoviqit. Se kishte shkathtësi e guxim të madh Zenel Lenjani në shkurt të vitit 1947 shpëton nga më e keqja-(pushkatimi) 45 burra të Malësisë së Bujanocit.

RCCOLA

Këta burra i kishte ngujuar Luba Popoviqi dhe me të dëgjuar Zenel Lenjani merr burrat e trimat dhe ia mësynë vendit ku ndodheshin shqiptarët e ngujuar. Ekspeditën e Lenjanit tenton ta ndalojë Luba Popoviq, por nuk ka sukses sepse Lenjani tashmë ishte këmbëngulës dhe i shpëton nga pushkatimi 45 burrat.

Për kontributin e tij Zeneli gjatë luftës së LNÇ -së i besohet edhe posti i zëvendësministrit të Xehetarisë për Serbi, por njerëzit e Rankoviqit nuk e lënë të qetë. Në vutin 1950 arrestohet në Prishtinë nën akuzat se ka tentuar të ikë në Shqipëri. Me duar të lidhura e dërgojnë në Beograd. Ndonëse ishte një burrë i pashëm e me shëndet pas 6 muaj torturash izolimi me një peshë prej 95 kg , Zeneli dërmohet fizikisht dhe nga burgu del me vetëm 45 kg.

Ndonëse i dërmuar shpirtërisht Zenel Lenjani nuk dorëzohet pas daljes nga burgu, por sëmundja e rëndë dhe e pashërueshme e gjen të vdekur në Spitalin e Beogradit më 10 janar 1986 në moshën 57 vjeçare.

Amaneti i fundit i Zenel Lenjanit ka një mesazh të fuqishëm dhe domethënës. “Eshtrat e atyre që e tradhtojnë Atdheun mos i duroftë toka”./rajonipress/