FIDANISHTJA

Zemra gjigante e Havelit ndriçon Brukselin

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Brukseli është ndalesa e parë e veprës së artit në një udhëtim, që supozohet se do ta dërgojë atë të paktën deri te kryeqyteti afgan, Kabuli.

Zemra daton që nga mbarimi i mandatit të dytë të Vaclav Havelit si president i Republikës Çeke, kur në një gjest lamtumirës me publikun, qe vendosur në maje të Kështjellës së Pragës në dhjetor të 2002-ës.

Haveli, ka vdekur një vit më parë, më 18 dhjetor, 2011, në moshën 75-vjeçare, ndërsa këtë përvjetor të parë, aktivistët e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe intelektualët në tërë botën, ka një javë që po e shënojnë.

Dramaturgu i ndjerë dhe lideri i Kartës 77, u bë i famshëm me zemrën e vogël të vendosur pranë nënshkrimit të tij, në dekadat kur luante një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit njëpartiak në Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe përtej saj.

Zemra e neonit është ruajtur në Pragë, por, tash do ta ndriçojë ndërtesën e Parlamentit Evropian deri në fund të janarit, për të përkujtuar presidentin e fundit të Çekosllavoakisë dhe presidentin e parë çek, që ndihmoi shpërbërjen e Paktit të Varshavës dhe e çoi vendin e tij në NATO si dhe inicioi anëtarësimin e Çekisë në Bashkimin Evropian.

Lucie Cadilova, drejtuesja e Reprezentacionit të Pragës në Bashkimin Evropian në Bruksel, thotë se ideja fillestare ishte që të vendosej zemra në fasadën ku ndodhej delegacioni i saj.

Por, Parlamenti Evropian vendosi ndryshe, aq më tepër, kur u bë e qartë se konstruksioni 15 me 17 metra, ishte tepër i madh për atë ndërtesë.

Uji Dea

“Ne kemi menduar se meqë është përvjetori i parë i Vaclav Havelit, duhet të sjellim diçka të madhe për të shënuar këtë përvjetor, për ta kujtuar Vaclav Havelin”, u shpreh Cadilova.

Janë dashur katër ditë për ta transportuar pjesën 275 kilogramësh të krijuar nga Jiri David.

Fondacioni Massoud do ta transportojë zemrën në Afganistan në shtatorin e ardhshëm, për të përkujtuar vdekjen e liderit politik dhe ushtarak Ahmad Shah Mas’ud, që mendohet se është vrarë nga operativët e Al Kaidës më 9 shtator të 2001-ës.

Kreu i projeksionit të zemrës, Robert Klemm, thotë se Havel është pajtuar që zemra të udhëtojë në Afganistan, por vetëm, tash është bërë i mundur një transport në një distancë të tillë.

“Sa i përket vendit të instilacionit, kemi zgjedhur një stadium, ku ndodhnin ekzekutimet publike gjatë të ‘90-tave. Që nga ajo kohë, stadiumi ka simbolizuar lëvizjen për liri. Është vendi ku talibanët kanë ekzekutuar njerëz deri në vitin 2001. Andaj, ai vend i shërben qëllimit të respektit të njerëzve që luftojnë për liri”, u shpreh Klemm.

Havel e përshkruante zemrën, si simbol të “dashurisë, mirëkuptimit dhe mirësjelljes”.(rel)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.