HW

Zemra atdhetare e fshatit Orizare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Do t’ këndoj i bindur me një këngë krenare –
Për një trim të lindur n’ fshatin Orizare !
Do t’ këndoj me zemër , këngë një veprimtari –
Atdhetar me emër , është Fuat Jashari !
Refreni :
Orizare , moj Orizare ,
Ti gjithmonë do t’ jesh krenare !
Me djemtë tu përparimtarë –
Për bashkimin mbarëkombëtarë !

I lindur dhe rritur n’ fshatin Orizare –
Ishte n’ ballë i ngritur n’ rezistencën tonë kombëtare !
Kështu që nga viti 1981 –
Kudo u dallua , shembull për trimëri !
Refreni :
Orizare , moj Orizare …etj.

Aktivist Fuat Jashari , ishte trim kreshnik ,
Ishte sypatrembur , i burgosur politik !…
N’ krye të çdo aktiviteti ishte prijatar ,
Kulturor , arsimor dhe humanitar !…
Refreni :
Orizare , moj Orizare …etj.

KKVITI

Por , me sy të hapur na shkoi në amshim –
Me një ëndërr jetësore për realizim !
Atë ëndërr jetësore të bashkimit kombëtar –
Që ta realizojnë pasardhësit tonë shqiptarë !
Refreni :
Orizare , moj Orizare …etj.

Familjes së tij dhe miqve të gjallë –
Ua la një pasuri për kujtim dhe mall !
Të cilën e fitoi me punë dhe mundim –
Duke derdhë shumë djersë me plot vetëmohim !
Refreni :
Orizare , moj Orizare …etj.

Për Fuat Jasharin , lutemi nga çdo anë –
Ty , të qoftë i lehtë dheu i tokës nënë !
Të qoftë i lehtë dheu , shoku ynë i rrallë –
Nuk të harrojmë kurrë , deri sa t’ jem gjallë !

Refreni :
Orizare , moj Orizare …etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.