ARKATANA

Zeman përjashton Memushajn

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prej javësh, Ledian Memushaj është lakuar si një nga futbollistët e kërkuar për të qëndruar në Serinë A, por edhe si një nga dëshirat kryesore të Tramezzanit te Sioni. Si për t’u dhënë të drejtë zërave të merkatos, Zdenek Zeman, trajneri i mesfushorit të Kombëtares, e ka lënë jashtë kapitenin në ndeshjen e Kupës së Italisë.

E vetmja logjikë për të cilën shpreheshin italianët se ka bërë trajnerin e Pescarës që të lërë jashtë kapitenin dhe dy titullarë në përballjen me Triestinën, është merkato.

Sipas mediave italiane, Memushaj dhe dy titullarët e tjerë të Pescarës janë lojtarë që pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje.

FIDANISHTJA

Në këtë mënyrë, kur mundësitë e transferimit të Memushajt te Sioni janë rritur dhe për Benalin e Biragin përfliten bisedime që i rikthejnë në Serinë A, atëherë Zeman ka vendosur që të mos i përfshijë në skuadër.

Vetë Paolo Tramezzani, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” në numrin e djeshëm, përmendte futbollistët shqiptarë si elementë shumë të rëndësishëm në planet e tij për faktin se i njeh mirë aftësitë që kanë dhe e ka të qartë se çfarë mund të japin.

Sioni i Tramezzanit ka ofruar deri në 400 mijë euro për kartonin e shqiptarit, ndërkohë që italianët kërkojnë të paktën dyfishin për ta lënë të lirë. Pas këtij vendimi të Zemanit, pritet që bisedimet mes palëve të saktësojnë destinacionin e shqiptarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.