HW

Zemaj: Sot ka rënie të rasteve me COVID-19, por nuk duhet të lirohemi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot ka numër shumë të vogël të rasteve të reja me COVID-19, megjithëse nuk dha të dhëna të sakta.

Zemaj tha se megjithëse situata po shkon drejtë përmirësimit, nuk duhet të kemi komoditet dhe të lirohemi shumë.

“Sot kemi, thënë kushtimisht numrin më të madh të rënies së rasteve, po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor, por kjo nuk duhet të na lejoj komoditetin që të lirohemi e të shkojmë një nivel tjetër. Ajo çfarë po bëj unë bashkë me profesionistët e tjerë, ku dje kam takuar të gjithë akterët që janë të përfshirë dhe do të dalim me konkluzione dhe rekomandime se si të ecim më tutje”, tha Zemaj.

Eco Higjiena

Ai u shpreh po ashtu se, pavarësisht presionit nga të gjitha anët, me rëndësi për ta është ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

“Pavarësisht presionit, apo interesave të domosdoshme të gastronomisë, afaristëve, sportistëve dhe të tjerëve, për mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë e rëndësishme është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve”, u shpreh Zemaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.