Mobi Casa

Zemaj: Skandali i punësimeve në KEK, ia kalon edhe “Prontos”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se punësimet në KEK kanë qenë të orkestruara për të rehatuar militantët partiakë.

Zemaj në RTV Dukagjini thotë se konkursi në KEK është shpallur gjatë balotazhit të zgjedhjeve lokale dhe sipas tij hidhen dyshime se ai mund të jetë përdorur politikisht.

Deputeti i LDK-së thotë se për shkak të dyshimeve të bazuara, është konstatuar se skandali nuk mund të mbulohet vetëm me debate por duhet filluar edhe procedura gjyqësore.

“Të gjeturat shfaqin dyshime tepër të arsyeshme se ajo që ka ndodhur në konkurs është veprim skandaloz nga menaxhmenti por që prapavinë e ka politike. Prandaj ne sot kemi bërë kallëzim penal”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

Zemaj ka thënë se ky skandal i ka tejkaluar edhe skandalet e punësimeve të së kaluarës siç ishte ai i njohur si “Pronto”.

“Ky skandal i ka tejkaluar edhe të tjerët, pasi që direkt zyrtarët janë të përfshirë në të. Nuk mund të jesh edhe anëtarë i komisionit vlerësues, dhe ta punësosh djalin, nipin, ose familjarët. Kjo është edhe në kundërshtim me ligjin. Ky është konflikt interesi. Ne e dimë se Kosova është e vogël dhe njerëzit që konkurrojnë mund të kenë të afërt të caktuar, por zyrtari i caktuar është dashur të largohet nga vlerësimi”.

Deputeti i LDK-së thotë se duket që ky skandal ka qenë i orkestruar për shkak të premtimeve zgjedhore për punësime.

Zemaj thotë se përgjegjësi për këto punësime jo të rregullta duhet të mbajë edhe kryeministri i vendit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.