Uji Dea

Zemaj: Shpallja e pavlefshme e Ligjit për Pagat, lajm jo i mirë dhe dekurajues

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Shëndetësisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, me të cilin parashihej ngritja e pagave për profesionistët shëndetësorë të sektorit publik shëndetësor e ka quajtur lajm dekurajues.

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, ka thënë se shpallja e këtij ligji të pavlefshëm, ndonëse kundërshtimet lidheshin më shumë me sektorët e tjerë, “përbën një lajm jo të mirë dhe dekurajues për profesionistët shëndetësor”.

“Ne e kuptojmë këtë edhe sikur ata të mos e shprehin vet. Megjithatë, me gjithë mirëkuptimin e plotë ndaj zhgënjimit që mund ta kenë profesionistët shëndetësor me epilogun e këtij ligji, si institucione dhe shoqëri jemi të obliguara që të zbatojmë vendimet e institucioneve tona shtetërore, në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Zemaj, raporton Zeri.info.

Por, ai thotë se kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësorë, sepse, siç thotë ai, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëve shëndetësorë, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjendet rruga më e mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore.

Zemaj thotë se pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetësorë janë të domosdoshme.

Mobi Casa

“Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësorë t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë. Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithëve në sektorin shëndetësor që të vazhdojnë sikurse deri më tani, që më pjekurinë më të lartë profesionale, përkushtim dhe angazhim të menaxhojnë me rastet pozitive të Covid-19, që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik të popullatës tonë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Sipas tij, suksesi në menaxhimin e pandemisë Covid-19 do të jetë argumenti më i fuqishëm për të mbështetur një ligj që as nuk do të kontestohet nesër nga ndonjë komunitet apo gjykatë, por edhe i cili do të jetë i zbatueshëm dhe do të mbrojë interesat e profesionistëve shëndetësorë.

Ai i siguroi punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët se do të jenë bashkë në secilën sfidë dhe do t’ia dalin, “pavarësisht pengesave të natyrave të ndryshme, të cilat mund të shfaqen gjatë rrugës tonë drejt luftimit të Covid-19, por edhe drejt përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësor në vendin tonë”.

“Ky nuk është një zotim për ngushëllim, por për ta mbajtur dhe për të punuar në realizimin e tij”, potencoi në fund, kreu i dikasterit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.