Fundamenti

Zemaj: Po përgatitemi për valën e dytë, gjendja ende është delikate

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me gjysmë ore vonesë ka nisur mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, ku për situatën me pandeminë po raporton ministri Armend Zemaj.Gjithashtu në mbledhje janë edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe u.d i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Kryetarja e Komisionit, deputetja Albena Reshitaj, është interesuar lidhur me menaxhimin e pandemisë si dhe atë nëse Kosova është e përgatitur për përballje me pandeminë në kohën e vjeshtës.Ministri Zemaj, në fjalën e tij ka thënë se masat e ndërmarra nga data 28 korrik gjendja ka filluar të përmirësohet.

Ai ka përmendur se shifrat kanë rënë dhe se kjo po u jep mundësinë që të përgatiten për valën e dytë.Megjithëkëtë, sipas tij, gjendja është ende delikate dhe, siç u shpreh ai, “akoma duhet të jenë koeshient sa i përket shtimit të kapaciteteve spitalore për trajtim të rasteve të reja”.

Zemaj ka folur edhe për shtim të kapaciteteve njerëzore, duke thënë se kanë angazhuar edhe 200 profesionistë shëndetësorë.

Eco Higjiena

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se sa i përket numrit të testimeve për koronavirus, kanë shtrirë ato edhe në sektorin privat dhe se në procedura kanë edhe blerjen e 7 aparaturave për testim për Covid-19.Tha se ato do të vendosen në institucionet shëndetësore publike.

Për vaksinat e gripit sezonal, Zemaj ka thënë se kanë përfunduar procedurat e prokurimit në bashkëpunim me UNICEF-it për rreth 160 mijë vaksina dhe se do të zhvillojnë procedura edhe për sigurimin e rreth 200 mijë vaksinave të tjera.

Ndërkohë që për vaksinat kundër Covid-19 ka thënë se janë duke punuar që të sigurojnë ato të paktën për rreth 70 për qind të popullatës së rrezikuar.“Në këtë fazë ajo që na duhet është ngritja e vetëdijësimit të popullatës për virusin, si për grupet e rrezikuara ashtu edhe për skeptikët që thonë se virusi nuk ekziston”, tha ai.