Fundamenti

Zemaj: Pfizer i ka dhënë leje qeverisë të shpalos informata për kontratën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kompania amerikane Pfizer, i ka dhënë leje Qeverisë së Kosovës që të publikojë informata nga kontrata mes palëve, derisa i ka bërë të qartë që çmimi dhe kriteret negociuese të marrëveshjes janë dy elementet e vetme që duhet të mbeten konfidenciale.

Këtë informatë e ka ndarë me publikun sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se këto garanca i ka marrë direkt nga përfaqësuesit e Pfizer, firmës amerikane të prodhimit të vaksinave.

“Për publikun, me datë 5 janar, në komunikim i jam adresuar përfaqësuesve të Pfizer se çfarë mund të ndajmë me publikun dhe përfaqësuesit e Pfizer kanë thënë se është në interes të çdo qeverie se cilat informacione dëshiron t’i sigurojë për publikun. Përfaqësuesit e Pfizer na kanë lejuar që ne kemi një marrëveshje me Pfizer dhe se ju i keni të siguruara 535 mijë vaksina, por ju nuk mund të komunikoni çmimin dhe kriteret negociuese”, ka deklaruar Zemaj.

KKVITI

Zemaj ka thënë se disa ditë pasi u largua nga detyra e ministrit, i erdhi një njoftim nga kompania amerikane Pfizer lidhur me vazhdimin e procesit të negocimit për furnizimin e Kosovës me vaksina.“Menjëherë në ditët pasuese ka ardhur prapë kërkesa tek unë nga Pfizer, se a mundem të vazhdojmë me nënshkrimin e kontratës, dhe të njëjtën e kam adresuar tek ministri aktual”, ka deklaruar Zemaj në një intervistë në kanalin televiziv ATV.

Lidhur me skandalin e ministrit Arben Vitia, të publikuar të premten nga Gazeta Insajderi, Zemaj ka konfirmuar se anashkalimi i afateve të nënshkrimit të kontratës me Pfizer sjell pasoja në procesin e furnizimit me vaksina.“Natyrisht kjo kontratë ka pasur afate, siç është bërë e ditur se ka qenë 15 prilli, por pse nuk është nënshkruar kontrata, atë mund ta thotë ministri aktual”, ka thënë Zemaj, i cili ka thënë se përmes formës së negocimit Kosova mund të furnizohet me vaksina vetëm në fund të vitit 2021.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka kritikuar qeverinë Kurti për tentim-marrjen e meritave me rastin e furnizimit me 22 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.