RCCOLA

Zemaj: Ministri i Shëndetësisë i paaftë të merret me problemet, Qeveri po tenton t’i mbulojë dështimet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sektori i shëndetësisë po përballet me probleme shumë të mëdha, duke u nisur nga mungesa e barnave esenciale dhe mungesa e materialit shpenzues.

Zemaj kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur të paaftë për tu marrë me sektorin e shëndetësisë.Ndërsa se a duhet të japë dorëheqje ministri Rifat Latifi, Zemaj theksoi se problemi qëndron te Qeveri Kurti sepse ai ka mandatar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështime të tyre.

“Kanë qenë shumë probleme të njohura deri më tani si mungesa e shërbimeve efikase, mungesa e barnave, mungesa e shpenzimit të materialit shpenzues. Paaftësia për t’u marrë me sektorin e shëndetësisë dhe involvimi i kryeministrit për të mbuluar këto dështime përmes njerëzve të njëjtë dhe është vetëm shtyrje kohe në dëm të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo qasje është e dëmshme, këto veprime nuk derivojnë sukses. Targën e çmimit negativ po e paguajmë të gjithë ne edhe me këtë Qeveri dhe tretmanin çfarë po i bëhet sektorit të shëndetësisë”.

Eco Higjiena

“Problemi qëndron te Qeveri Kurti sepse ai ka mandatuar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështime të tyre. Problemi është që kjo Qeveri e ka marrë mandatin pa program në sektorin e shëndetësisë”.Sipas tij, paaftësia qeverisëse dhe implikimi i militantëve të cilët nuk kanë përvojë menaxheriale është tregues së gjendja në shëndetësi është mjaft e rënduar, raporton EO.

“Paaftësia qeverisëse, kapaciteti i vogël menaxherial, implikmi në pozita kyçe të militantëve politik të cilët nuk kanë përvojë menaxheriale është treguar që gjendja në shëndetësi është shumë e rënduar dhe pengesat që iu bëhen pacientëve, aparatura që nuk punojnë se qajnë kokën as ministri as Qeveria. Krejt çka bëjnë i detektojnë problemet dhe fare nuk merren me to”.

Sa i përket listave të pritjes, deputeti Zemaj shtoi se duhet të kategorizohen sepse rastet emergjente nuk presin. Në anën tjetër, ai tha se ka mungesë të anesteziologëve dhe mjekëve.“Listat e pritjes duhet të sqarohen ose të kategorizohen. Shqetësimi im dhe i njerëzve është kur bëhen listat e pritjes së rasteve emergjente. Kjo është skandaloze. Por të pritet për raste emergjente të mos ketë anesteziolog të mjaftueshëm. Të ikin mjekët në sektorin privat për mos përkrahjen financiare ose mashtrimit se do të ketë ligj të pagave dhe karshi kësaj qasje ministri i Shëndetësisë është treguar i paaftë për t’u marr me këto probleme dhe në fund të fundit aspak i interesuar dhe mbështetjes për mjekë”.