Fundamenti

Zemaj: Më vije inat që Kurti nuk ftohet në SHBA, është kryeministër i Kosovës e jo i VV-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se është i shqetësuar pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po ftohet në SHBA.

Kurti kishte premtuar se do të udhëtonte në SHBA gjatë muajve të kaluar, por këtë nuk e bëri. Ai së fundi tha se ka dëshirë që në SHBA të bëjë një vizitë dy-javore e jo vetëm për disa ditë.

Zemaj thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në kontakt me kongresmenë të ndryshëm dhe se është i shqetësuar pse Kurti nuk ka kontakte me amerikanët.

FIDANISHTJA

“Po më vjen inati. Jam deputet. Vetëm gjatë këtij muaji me 15 kongresmenë kemi pasur kontakte me anë të Zoom-it e të tjera. Vetëm një. Një grup i deputetëve do të udhëtojnë për në SHBA. Jam i shqetësuar si deputet e qytetar. Është kryeministër i Kosovë se jo i VV-së. Dëshiroj që ai të ftohet në Departamentin e Shtetit. Dëshiroj që ai të jetë i ftuar në Zyrën Ovale sikur Avdullah Hotin”, thotë ai.

Ai tutje shton se është i frikësuar se zyrtarët amerikanë nuk dëshirojnë të flasin me Kurtin për shkak të përplasjeve të tij me përfaqësues amerikanë në të kaluarën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.