Mobi Casa

Zemaj: Masat e reja nuk janë bllokim i shtetit e as ndalim i lëvizjes qytetarëve

/ 1 minutë lexim
HW

Pas kufizimeve të reja që ka vendosur qeveria, shumë shoqata të bizneseve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Mirëpo ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se masat e reja nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve.

“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”.

FIDANISHTJA

Ministri i Shëndetësisë ka shtuar se edhe komunat tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit, do të ketë të njëjtat masa si Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja.

“Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!”, ka shtuar më tej Zemaj.

Zemaj thotë se Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet duhet të bëjë kontrolle rigoroze në zbatim të masave, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.