Fundamenti

Zemaj: Kjo Qeveri është e padrejtë, përpos për familjarët e tyre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për punësimet familjare dhe duke akuzuar për largimin e 475 profesionistëve shëndetësorë në kohë pandemie.

Ish ministri i Shëndetësisë, Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kjo qeveri është krejt e padrejtë, sepse krejtve padrejtë ka me iu bë, përpos nipave, mbesave e familjarëve të tyre, të cilët ishin projektuar e proklamuar për dasma e ahengje, mirëpo përfunduan nëpër ministri e qeveri”.

“Ministria e Shëndetësisë i largoi më shumë se 475 profesionistë shëndetësorë nga puna, thuajse ka kaluar pandemia. U veprua keq ndaj tyre, por edhe më keq ndaj qytetarëve që ende kanë nevojë për shërbimet e tyre. Shkurt e shqip: krejt e padrejtë, ngase krejtve iu bë padrejtë”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Më tej ai shkruans e “sa shumë u gëzuam kur këta profesionistë u bën pjesë e frontit të përbashkët në luftimin e armikut global, Covid-19. Sa shumë punë dhe kontribut dhanë në rrethana të jashtëzakonshme. Edhe më shumë kishin për të dhënë por, nuk i lejuan, i dënuan, i dëbuan”.

“Isha i kënaqur dhe i lumtur kur në mandatin tim u pranuan edhe 1500 specializantë, kurse sot, jam super i kënaqur dhe super i lumtur jo vetëm që u pranuan, por edhe që nuk mund t’i dënojnë dhe t’i largojnë. Ndërkaq, tashmë është e qartë se nëse do të kishin mundësi kurrë as nuk do t’i pranonin. Po, kurrë nuk do t’i pranonin. Do t’i injoronin, do t’i poshtëronin, derisa një ditë ata do të iknin nga vendi i tyre për t’i plotësuar nevojat e shëndetësisë së shteteve tjera”.

“Me pak fjalë, kjo qeveri është krejt e padrejtë, sepse krejtve padrejtë ka me iu bë, përpos nipave, mbesave e familjarëve të tyre, të cilët ishin projektuar e proklamuar për dasma e ahengje, mirëpo përfunduan nëpër ministri e qeveri”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.