Mobi Casa

Zemaj kërkon që të paguhet sa më parë stafi mbështetës shëndetësor, ky neglizhim është skandaloz

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se trajtimi që po i bëhet profesionistëve shëndetësorë ka denigruar duke mos i përkrahur as financiarisht.

Zemaj thekson se 1000 persona nga stafi mbështetës dhe i infermierisë madje as nuk kanë marrë përgjigje për mospagesat ndaj tyre.

Ai bëri thirrje që kjo pjesë e stafit shëndetësor të paguhet sa më shpejt.“Gjatë gjithë vitit të kaluar, por edhe në pjesën e parë të këtij viti jemi munduar që t’i identifikojmë dhe të thërrasim edhe në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese të kësaj qeverie dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mënyrën se s’i po i trajtojnë profesionistët shëndetësor”, tha ai.

United Hospital

Sipas Zemajt, kjo është papërgjegjësi ndaj stafit mbështetës shëndetësor.“Ky trajtim ka denigruar me një farë lloj papërgjegjësie dhe paaftësie për t’u marrë edhe me përkrahjen ndaj tyre, por edhe me problemet që ekzistojnë si kërkesë e mbështetjes së tyre financiare për punët të cilat ata i kryejnë. Tash së fundmi ka ndodhur që më shumë se 1000 staf mbështetës dhe infermierisë mos të marrin përgjigje për mos pagesat ndaj tyre dhe mos të marrin përgjigje për mënyrën se si i trajtojnë kontratën të cilën ata i’a kanë ofruar”, tha Zemaj për Ekonomia Online.

Ai tutje ka thënë se kjo mos pagesë është skandaloze dhe se ky staf shëndetësor duhet të paguhet pasi që pandemia akoma s’ka përfunduar.“Kjo është skandaloze në kuptimin e saj sepse edhe institucione fillestare do të kishin një përgjigje së paku por paaftësia për tu përballur me situatën edhe me ngarkesën buxhetore është tregues real i kësaj gjendje. Kështu që ata persona duhet të paguhen sepse pandemia akoma nuk ka përfunduar”, tha Zemaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.