Fundamenti

Zemaj: Është e domosdoshme të vazhdohen masat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave, ka deklaruar se është e domosdoshme të vazhdohet me masat që janë në fuqi, raporton Express

Zemaj ka shkruar në Facebook se në takimin e sotëm virtual është bërë vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend dhe është diskutuar se si do të vazhdohet në dy javët e fundit të vitit.

“Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa. Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë se bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarët e komunave dhe IKSHPK’në, po koordinohen para marrjes së masave anti-Covid për fundvit.

“Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fundvit”, ka shkruar Zemaj./GazetaExpress/

Statusi i plotë i Zemajt:

Mobi Casa

Në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kemi bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecim tutje në këtë dy javët e fundit të vitit.

Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.

Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë.

Ftoj qytetarët, të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat anti Covid.

Ne e kemi obligim ligjor, obligim ndaj qytetarëve, secili në përgjegjësit e veta, në radhë të parë ta ketë ruajtjen e shëndetit publik, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si prioritet mbi prioritetet.

Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fundvit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.