Zemaj e Haziri vizitojnë Swiss Clinique 2, vlerësojnë lartë punën që bëhet në Klinikën kosovare-zvicerane

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas inaugurimit të laboratorit me metodën RT-PCR në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan dhe Qendrën e Oksigjenit në Spitalin e Përgjithshëm, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me kryetarin Lutfi Haziri, kanë vizituar Klinikën kosovare-zvicerane të specializuar, Swiss Clinique 2.

Ata kanë parë nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet aty me teknologjinë e fjalës së fundit, duke përgëzuar pronarin Bari Kastrati, i cili me investimet e tij nga mërgata, e bëri njërën prej klinikave më të mëdha në regjionin e Gjilanit, ku përfshihet edhe Kumanova, Presheva e Bujanoci.

Eco Higjiena

Ministri Zemaj e kryetari Haziri, kanë shfaqur zotimin e përkrahjes me të gjitha mundësitë të sektorit privat të shëndetësisë, siç është Swiss Clinique 2./rajonipress/