UBT

Zemaj e Haziri dakordohen për hapat rreth parandalimit të përhapjes së virusit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pata kënaqësinë ta pres sot në takim ministrin e Shëndetësisë, mikun tim, Armend Zemaj, të cilin e njoftova në detaje për gjendjen që po përballemi me virusin COVID-19 në Gjilan, për hapat rreth parandalimit të përhapjes së virusit ka shkruar Lutfi Haziri.

Së bashku pamë nga afër punën e madhe që po bëhet në Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik. Lajmi i mirë është që po përgatitemi ta pranojmë laboratorin për PCR dhe do të fillojmë t’i testojmë të gjitha rastet në QRSHP.

UBT

I kemi afro 7 mijë teste të realizuara në Gjilan, prej të cilave i kemi 501 raste aktive dhe rastet tjera janë shëruar, përpos 68 qytetarëve që e kanë humbur betejën me virusin, e që është shqetësimi më i madh i yni.

Ministrin Zemaj e njoftova, po ashtu, se në kuadër të QKMF’së, ekipet tona po realizojnë deri në 85 vizita në shtëpi, sipas kërkesave të qytetarëve për trajtim kundër virusit.
Jemi në finalizim të Spitalit të Qytetit, i cila do të finalizohet me mjetet e punës dhe me zhvendosjen e ekipeve mjekësore përballë Spitalit të Përgjithshëm, që është një lidhshmëri fizike dhe komunikim mes dy institucioneve kryesore shëndetësore, jo vetëm në kohë pandemie. Me këtë ne po e përmbyllim ciklin e investimeve të mëdha në shëndetësinë primare. Faleminderit ministrit Zemaj për mbështetjen e madhe për Gjilanin ka shkruar Haziri./rajonipress/