UBT

Zemaj: Do t’i shterim të gjitha mundësitë që të mos ketë karantinim dhe Gjendje të Jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nëse gjendja me pandeminë në Kosovë del nga kontrolli nuk përjashtohet edhe mundësia e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Megjithëse për këtë veprim ai u shpreh shumë kundër duke thënë se më nuk duhet kthyer në izolim.

“Do t’i shtjerrim të gjitha mundësitë që të mos ketë karantinim, do të thotë të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Për këtë arsye po i lusim qytetarët që t’i zbatojnë masat. S’po dua që të përdorim mekanizma të aparatit të shtetit që ata të detyrohen t’i zbatojnë masat. Ne po i lusim që të zbatojnë masat dhe të respektojnë rekomandimet dhe manualet tona kështu do të arrijmë ta izolojmë sa më shpejt”.

“Kthimi në izolim do të ishte shkatërrim për Kosovën edhe për ekonominë, edhe për shëndetin mendor, edhe për të gjithë neve. S’mundet më të zhvillohet jeta e izoluar as në askund në botë as në Kosovë. Kjo u provua dy muaj në gjithë botën”.

“Por nëse ka rritje që shkojmë drejt asaj që del situata nga kontrolli do të marrim masa më të rënda që na lejon ligji dhe Kushtetua”.

FIDANISHTJA

Për masat aktuale të kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve në disa qytete dhe disa biznese, Zemaj në Rubikon të Klan Kosovës tha se kushdo që ka dyshime që janë kundër Kushtetutës – le t’i drejtohen Kushtetueses.

“Pandemia i prek të gjitha grupet politike. Kushdo që i cilëson kundërkushtetuese që ku është Gjykata Kushtetuese, ata janë duke ndejtë, rrogën e kanë të mirë, ekspertë i kanë të mirë. Ne jemi konform ligjeve dhe asnjë germë e asnjë pikë s’është kundërkushtetuese. Këto masa nuk janë si ato që u morën herën e parë, janë tjera”.

Zemaj tha se të gjitha akuzat duhet drejtuar te bartësit e institucioneve dhe jo te profesionistët shëndetësorë, për të cilët tha se në këtë kohë duhet kursyer nga këto.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.