UBT

Zemaj: Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore në Shqipëri, vendi po futet në krizë të ashpër shëndetësore

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj ka thënë se qeveria aktuale nuk po zhvillon asnjë strategji për të ulur numrin e të infektuarve.

“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve”, u shpreh ai.

Tutje ka thënë se të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthejë vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore.

United Hospital

Zemaj ka kritikuar po ashtu për fushatën e LVV-së në Shqipëri.

“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja”, tha ai.

“Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19”, shkroi Zemaj në Facebook, njofton Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.