Zekrija Ramadani ndahet me SC Gjilanin

Zekrija Ramadani nuk do të jetë më trajner i SC Gjilani. Lajmi për largimin e tij nga skuadra “bardhekuq”, është konfirmuar nga vet tekniku shkupian më anë të një postimi në Facebook.
Ramadani në postimin e tij ka bërë të ditur edhe shkaqet që e shtyu të mos vazhdoj tutje me gjilanasit.
“Mirupafshim S.C.GJILANI Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub. Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falënderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaçërisht falënderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”, ka shkruar ai.
Gjilani stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e katër me 27 pikë.