Mobi Casa

Zekrija Ramadani: Kam dhënë fjalën, do të qëndrojmë deri në fund të kampionatit vjeshtor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Baticat e zbaticat tek “bardhekuqët” e Gjilanit, filluan që kur kryetari i SC Gjilanit Florim Zuka, u deklarua se nuk do të jetë i gatshëm për t`i prirë në vazhdim SC Gjilanit.

Trajneri Zekrija Ramadani në fillim të kampionatit erdhi në stolin e “bardhe kuqëve” me aspirata të mëdha, por që në fillim të kampionatit gjërat ndërruan rrënjësisht në klubin e SC Gjilanit, duke mbetur në mëshirë të fatit. Edhe pse me paga brenda klubit nuk janë aq mire, trajneri Ramadani ka theksuar se gjerë në fund të kampionatit vjeshtorë do ta mbanë fjalën e tij.

“Nëse një punëtor punon 3-4 muaj dhe pagën e tij nuk e merr si do të ndihet ai punëtor, ashtu është edhe me mua dhe futbollistët, por ne kemi dhënë fjalën së bashku gjerë në fund të kampionatit se edhe nëse nuk marrim asnjë cent do të qëndrojmë në klub. Jemi duke bërë të pamundurën që të tubojmë sa më shumë pikë për hirë të klubit e tifozëve të sajë. Ramadani, gjithashtu tregoj edhe për qëllimet e skuadrës. “Qëllimi ynë është që të mbetemi në tri pozitat e para për t’ju mundësuar donatorëve të ri që të joshën më lehtë, ndërsa nëse jemi në pozitat 7-8 atëherë edhe donatorët do të jetë vështirë që të interesohen”, ka bërë të ditur trajneri Ramadani.

GRANDEMALL

Ndërsa, Zekrija Ramadani, pati një falemnderim special për tifozët “Skifterat”, ku theksoi së ata janë arma e tyre më e fort në këto momente të vështira.

Skuadra e Gjilanit pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, gjendet në pozitën e katërt me 23 pikë, ndërsa ditën e enjte zhvillon derbin e qytetit kundër Dritës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.