Fundamenti

Zeka: Teatrin e kemi shndërruar në rast social

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Duke folur për gjendjen e rëndë në teatrin e qytetit Izmi Zeka këshilltar nga PDK-ja tha se është mjerim i madh me i sjellë punëtorët këtu dhe ne me u caktue rrogat, konkursin, detyrat. E kemi sjellur edhe vetveten në pozitë të rëndë.

“I lus aktorët që mos të i lusin këshilltarët komunal. Ju jeni aktor dhe çështja e juaj duhet të zgjidhet me kompetenca ligjore. Komuna e Gjilanit duhet të merr përgjegjësit e veta ndaj teatrit. Lene teatrin rehat dhe mos mbani fjalime moralizuese. Këta aktor qe 30 vite e kanë mbajtur teatrin gjallë kurse Nazim Gagica nuk merret fare me problemin e tyre” tha Zeka.

Kurse, Lutfi Haziri tha se ne do u ndajmë mjete tetarit, por nuk do të ndajmë mjete që ata të qëndrojnë në kafiteri, por të punojnë, të bëjnë projekte, të jenë më aktivë e më të gjallë. Edhe më tutje statusi i teatrit do të mbetet i pazgjidhur, tani vetëm po bëjmë presedan sepse këto i kemi probleme të trashëguara. Mos e ngjyrosni e as aktroni kërkesën e teatrit” tha Haziri.

Mobi Casa

Hairi tha se teatri do të përkrahet sepse ne mburremi me punën e tyre.

Por, Bujar Nevzati e ka quajtur të pandershme qëndrimin e Lutfi Hazirit. “Këta aktor janë në situatë të rëndë dhe ju po mbani ligjërata se ku duhet t`i mos harxhojnë ata parat” tha Nevzati./rajonipress/