Zeka: Provat i kam në Suedi

(E plotësuar) – Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se operacioni i EULEX-it në zyret e punës së tij, në shtëpinë e tij, si dhe në veturën e tij, ka qenë thjesht në show mediatik nga ana e këtyre të fundit.
Zeka vlerëson se është për bashkëpunim me EULEX-in, porse konsideron se me operacionin e tyre, kanë shkel të drejtat e gazetarëve.
“Është një show mediatik. Është një veprim që i shkel të drejtat e gazetarëve. Nuk ka pas nevojë për një frikësim dhe një show të tillë”, ka thënë Zeka.
“Unë jam për bashkëpunim me EULEX-in por ju thash prokurorëve të EULEX-it që mos mendoni se jam budall me i mbajt provat në shtëpi.Ata mi kërkuan provat po ju thash që të gjitha i kam përcjellë për Suedi ”, ka shtuar Zeka.
Avokati: EULEX s’ka urdhërarrest për Milaim Zeken
Hetues të EULEX-it po vazhdojnë bastisjen e zyrës së gazetarit Milaim Zeka. Ndërkohë, Gafurr Elshani, avokati i Milaim Zekës, ka thënë se EULEX-i ka vetëm urdhër për bastisje, urdhër ky i lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Ai thotë se nuk ka urdhër për arrestim por vetëm për bastisje, transmeton express. Zeka, sipas urdhrit është i dyshuar për shkelje të fshehtësisë si dhe frikësim. Gjithashtu, është edhe i dyshuar për pengim të tentativës së përvojës.
—————————————–
Njësia Speciale e EULEX-it para pak çastesh ka arrestuar gazetarin Milaim Zeka. Arrestimi është bërë pas bastisjes së zyrës në produksionit të tij, megjithatë deri tash ende nuk dihen arsyet e arrestimit.
Sipas burimeve të Kosovapress-it, Milaim Zekës iu është kontrolluar edhe vetura e tij në parkingun e Radio Kosovës.
Dyshohet se arrestimi ka ndodhur për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari në një rast për krime lufte.
Pjesëtarë të EULEX’it kanë bastisur sot në mëngjes zyrat ku ushtron veprimtarinë kompania e gazetarit kosovar Milaim Zeka, në qendër të Prishtinës.
Zyrtarë të EULEX’it kanë konfirmuar për një operacion që është duke u zhvilluar në Prishtinë, por nuk kanë pranuar të flasin për detaje të tij.
“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë Zëdhënësi i EULEX’it, Anne Blanksma Ceta.
Bastiset zyra e Milaim Zekës
Pjesëtarë të EULEX’it kanë bastisur sot në mëngjes zyrat ku ushtron veprimtarinë kompania e gazetarit kosovar Milaim Zeka, në qendër të Prishtinës.
Zyrtarë të EULEX’it kanë konfirmuar për një operacion që është duke u zhvilluar në Prishtinë, por nuk kanë pranuar të flasin për detaje të tij.
“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë për lajmi.net Zëdhënësi i EULEX’it, Anne Blanksma Ceta.
Bëhet e ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.
Megjithatë, Zëdhënësi i EULEX’it nuk ka pranuar të flasë edhe nëse operacioni ka të bëjë me këtë çështje.