Mobi Casa

Zeka: Kosova duhet të insistojë që përfitimet më të mëdha nga marrëveshja për Ujmanin t’i ketë ajo

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Mini-shengeni ballkanik, ka qenë njëra nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit e nënshkruar në ShBA, ndërmjet Kosovës-dhe Serbisë, pavarësisht se në fillim kjo iniciativë ishte kundërshtuar në Kosovë, përfshirë edhe LDK-në dhe Avdullah Hotin, i cili në cilësinë e kryeministrit më 4 shtator e nënshkroi këtë marrëveshje.

Por, për Arian Zekën nga Oda Ekonomike Amerikane, mbështeta e kësaj ideje nga ShBA, ka bërë që Kosova të ndryshoj qëndrim sa i përket mini-shengenit.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se për këtë nismë kur është prezantuar fillimisht ka pasur pak informacione.“Kur është prezantuar si ide nga dy kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka pasur shumë pak informata për sa i përket kësaj nisme dhe qëllimeve konkrete që synoheshin të arriheshin me krijimin e një zone te re të bashkëpunimit ekonomik, ose një zone të unifikuar të bashkëpunimit ekonomik”.“Përfshirja e ShBA-së dhe promovimi i kësaj ideje nga ana e tyre, megjithatë i ka dhënë një dimension tri kësaj ideje, gjë që besoj që ka ndikuar që edhe Kosova të jetë më e hapur ndaj idesë së përfshirjes në të”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se mini-shengeni do të mundësojë heqjen e barrierave të lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve.“Zona si te tillë do të mundësoj promovimin e atyre që njihen si 4 liri: Liria e lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, gjë që e ngrit pastaj koncpetin për tregti të lirë CEFTA në një nivel krejt tjetër”, ka thënë Zeka.

UBT

Se roli i ShBA-së, ka qenë përcaktues që Kosova të pranojë mini-shengenin, e ka thënë edhe vet kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka deklaruar se mini-shengenin e ka pranuar pasi e ka kërkuar ShBA.Pikë tjetër e marrëveshjes në Washington, ka qenë edhe marrëveshja për Ujmanin.

E sipas, Zekës, pas kryerjes së fizibilitetit nga ana Departamentit të Energjisë së ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, që në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha ti ketë ajo.“Ekzistojnë konventat ndërkombëtare për menaxhimin e ujërave ashtu siç ekzistojnë konventa e traktate ndërkombëtare për menaxhimin e asetve të cilat shtrihen në territoret e dy e më tepër shteteve. Mundësin e kryerjes së fizibilitetit nga ana e Departamentit të Energjisë të ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, ashtu që pastaj në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha të vjelën nga ana e Kosovës ashtu siç shtrihet ky aset”, ka thënë Zeka.

Marrëveshja e karakterit ekonomik e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Ëashington, parasheh edhe investime në infrastrukturën hekurudhore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.